Course description

Informacione Paraprake për Kursin Pro Tekno 3

Cila është përfitimi kryesor nga pjesëmarrja në trajnim?

  • Përfitimi kryesor i pjesëmarrjes në trajnim është aftësimi me njohuri të reja dhe praktike në fushën e teknologjisë. Trajnimi Pro Tekno do t’ju ndihmojë të fitoni njohuri të përditësuara dhe aftësi të reja të cilat mund t’i përdorni menjëherë në jetën tuaj profesionale dhe personale. Trajnimi fokusohet në trajtimin e njohurive dhe ndërgjegjësimit teknologjik, dhe jo në marrjen e certifikatave.
  1. Njohuri Nga A për të Zh: Trajnimi ofron një rrugëtim të strukturuar dhe gradual për të filluar nga bazat dhe të avancohet në tema më komplekse të teknologjisë dhe përdorimit të saj.
  1. Aftësim Praktik: Përfshirja e detyrave praktike, projekteve, dhe shembujve të aplikueshëm ndihmon pjesëmarrësit të mësojnë si t’i përdorin të reja njohuri në situata reale.
  1. Fokus në Sigurinë Kibernetike: Trajnimi trajton çështjet e sigurisë kibernetike për të ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë dhe të parandalojnë rreziqet e mundshme dhe sulmet në rrjet.
  1. Inteligjenca Artificiale në Përdorim: Përveç njohurive bazë të IA-së, trajnimi tregon si të përdorni inteligjencën artificiale për të përmirësuar produktivitetin, përfshirë aplikacionet në punët e përditshme, si të përdorni komandat e duhura dhe të fitoni para nga Inteligjenca Artificiale.
  1. Përdorimi i Aplikacioneve dhe Platformave të Njohura: Trajnimi përdor mjete të njohura si Word, Excel, PowerPoint dhe platformat e takimeve virtuale, të ndihmuar nga AI, për të ofruar një përvojë të përdoruesit të njohur.
  1. Trajnimi i Orientuar Drejt Aftësive: Këtu nuk është thjesht për të mësuar njohuri – trajnimi synon që pjesëmarrësit të përmirësojnë aftësitë e tyre në përdorimin e teknologjisë në punë dhe jetë personale.
  1. Monitorim dhe Mbështetje: Gjithmonë do të jeni në monitorim dhe mbështetje të vazhdueshme për çështje të ndryshme që lidhen me trajnimin.
  1. Komuniteti dhe Bashkëpunimi: Pjesëmarrja në trajnim ndihmon në krijimin e një komuniteti të të njëjtit mendim, ku mund të ndajnë njohuritë dhe përvojat.

What will i learn?

  • Trajnimi Pro Tekno, nuk e gjeni në asnjë vend një trajnim të tillë në gjuhën shqip, do t’ju ndihmojë të fitoni njohuri të përditësuara dhe aftësi të reja të cilat mund t’i përdorni menjëherë në jetën tuaj profesionale dhe personale.

Requirements

  • E rekomanduar por jo e detyrueshme. Mund të përdorni kompjuterin tuaj të personalizuar për trajnim, por gjithashtu, trajnimi do të jetë i regjistruar dhe mund t’i riktheheni sa here të doni.

Frequently asked question

Trajnimi “Pro Tekno” është një program që synon të ndihmojë individët të mësojnë dhe përmirësojnë njohuritë e tyre në teknologji dhe të përdorin ato për të bërë punën e tyre më efikase dhe korrekte.

Trajnimi është i përshtatshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për teknologjinë, qofshin studentë, profesionistë, apo kushdo që dëshiron të përmirësojë njohuritë e tij në këtë fushë.

Jo, trajnimi fillon nga njohuritë bazë dhe zhvillohet gradualisht. Nuk keni nevojë për njohuri paraprake të thella të teknologjisë.

Trajnimi zgjat tetë javë. Çdo javë përfshin sesione të ndryshme me tema të ndryshme.

Në sesionet e trajnimit, do të mësoni rreth temave të ndryshme si kompjuteri, siguria kibernetike, inteligjenca artificiale, përdorimi i platformave të komunikimit, redaktimi i dokumenteve dhe analiza e të dhënave.

Jo, pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit nuk do të marrin një certifikatë, por do të marrin njohuri dhe aftësi praktike duke e bërë teknologjinë të punojë në mënyrën e duhur.

Po, pas përfundimit të këtij kursi, do të jeni në gjendje të eksploroni opsione të ndryshme për trajnime të mëtejshme në fusha të ngjashme, si Ndërtim Website dhe SEO, Progamimi, Prompt Engineering, etj.

Kjo është e rekomanduar por jo e detyrueshme. Mund të përdorni kompjuterin tuaj të personalizuar për trajnim, por gjithashtu, trajnimi do të jetë i regjistruar dhe mund t’i riktheheni sa here të doni.

Anxhela Shaholli

Eksperte IT & Trajnuese Unë do ta përshkruaja veten si kurioze dhe të fokusuar në të gjitha çështjet e jetës, personale dhe profesionale. Në jetën time profesionale, kërkoj problemet më të vështira për t'u zgjidhur dhe ku mund të mësoj dhe zhvillohem më shumë.

Me më shumë se 5 vjet përvojë pune në sektorin IT & programim, dhe me një background në fushën e Matematikës dhe Mësimdhënies,  duke bërë kërkime për të punuar online dhe për lançuar biznesin e saj online (2 vjet + dështim!) Anxhela arriti suksesin e saj të parë me një biznes online, Anwoltech, në vitin 2022. Që atëherë, ajo ka arritur të rrisë biznese të tjera në internet duke ndjekur strategjitë që ajo ka mësuar gjatë rrugëtimit të saj.

Romina Kasemi

03-Jul-2024

5

Jam shume e kenaqur me trajnimin Pro Tekno. Kam qene prej kohesh ne kerkim te nje trajnimi online dedikuar teknologjise. Duke pasur nje kohe te kufizuar ne dispozicion per shkak te punes, me duhej nje kurs mbi kompjuterin qe te mund ta ndiqja ne cdo kohe si nga kompjuteri, si nga celulari. Kursin mundje ta ndiqje live duke pasur mbeshtetjen e Anxheles, mentores sone per cdo paqartesi gjate kursit. Cdo seance live regjistrohej dhe videot mund ti ndjekim pergjithmone shoqeruar dhe nga rifreskimet e vazhdueshme te informacionit. Duke qene se teknologjia eshte gjithmone ne ndryshim e siper me lind nevoja per te pasur informacione te fresketa. Gje qe ky kurs ma mundesoi. Tjeter gje pozitive ishte lista e komandave te shkruara ne word pervec se ne formatin video pas cdo leksioni dhe aksesi i perjetshem ne materialet e kursit. Eshte kursi i vetem qe kam pare online persa i perket teknologjise me keto specifika qe e kam kerkuar gjate.

Marsela Allkja

17-Apr-2024

5

Edhe une jam shume e kenaqur nga kursi Anxh! Ke nje menyre te shpjeguari efektive dhe mbi te gjitha organizimi i ideve, linkeve dhe teorise eshte fantastik! Mezi pres te nis dhe kursin e webit, sepse jam e sigurt qe do arrijme shume dhe te njejten gje mendoj e per ty! Shum faleminderit, pac shum sukses ne kete pune fantastike qe po ben.

Nexhi Gjondeda

17-Apr-2024

5

Faleminderit per te gjitha sa kam mesuar ne trajnimet e tua shume te vlefshme Anxhela. Lum kush do regjistrohet ne trajnimet e tua Anxhela, do tia dine vleren per vite me rradhe.

Suela Banushi

14-Apr-2024

5

Anxhela te falenderoj shume nga zemra per kete trajnim kaq te detajuar dhe te krijuar me kujdes nga ty. Ishte si nje shkolle per mua se isha fillestare. Eshte investimi me i mire ne jeten time pas shume trajnimeve. Te falenderoj shume per suportin qe na jep. Zoti te ndricofte ne cdo gje te mire qe na ke dhene.

Marinela Thimo

14-Apr-2024

5

Anxhela te falenderoj me zemer per kete super trajnim qe po perfundojme bashke. Ka qene investimi me i mire ne shume trajnime. Te falenderoj shume per cdo ndihme qe na jep. Je super nga teknologjia jua kalon te gjithave qe shohim verdalle ne rrjet e qe na japin mend.

Sonila Xhafa

13-Apr-2024

5

Nje trajnim qe meriton vleresim me 5 yje! Anxhela ti je nje profesioniste nder ato me te rradhat, trajnimet e tua nuk mund ti gjesh lehte, pasi ato kane brenda qetesi, dashuri, perkushtim, gatishmeri per cdo pyetje, por e vecanta eshte se trajnimet i ke te perhershme dhe e vecanta eshte qe i mesoj sa here une kam nevoje. Ajo qe te ben te vecohesh nga te tjerat jane ndihma qe ke dhene falas shume personave, edhe pse nuk i njeh ti vazhdon te japesh kaq shume nga vetja. Te uroj pafund suksese. Inteligjenca jote le te arrije majat.

€328

€568

Lectures

46

Skill level

Intermediate

Expiry period

Lifetime

Related courses