Course description

Moduli 1: Ndërtimi i faqes tuaj të website me WordPress

Ky modul do të ju mësojë se si të ndërtoni një faqe web-i përmes platformës WordPress. WordPress është nga platformat më të përdorura dhe moderne të ditëve të sotme, që është e lehtë për t’u mësuar dhe përdorur, edhe për ata që nuk kanë përvojë me kodimin. Do të mësoni se si të instaloni dhe konfiguroni WordPress, si të zgjidhni dhe instaloni një themë, si të shtoni përmbajtje dhe si të përdorni plugins për të shtuar funksionalitet në faqen tuaj. Si të përdorni ChatGPT për të optimizuar faqen tuaj të Website.

Pra, kursi i plotë do të fillojë me ndërtimin e faqes tuaj të internetit me WordPress, dhe pastaj do të vazhdojë me mësimin e teknikave të SEO, përdorimin e Google Analytics, për të krijuar dhe menaxhuar fushata email marketing dhe përdorimin e Ads për të rritur vizibilitetin e faqes tuaj të internetit.

Moduli 2: Email Marketing – Mailchimp

Ky modul do të ju mësojë se si të përdorni email marketing për të rritur angazhimin me audiencën dhe se si të rrisni shitjet. Do të mësoni se si të krijoni një listë email, si të krijoni një fushatë email efektive dhe si të matni suksesin e fushatave tuaja. Do të mësoni të përdorni komandat e avancuara të ChatGPT-së për Email Marketing.

Moduli 3: Trajnimi i Plotë i SEO

Ky modul do të ju mësojë se si të optimizoni faqen tuaj të webiste-it për motorët e kërkimit. Do të mësoni për faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në renditjen e faqes tuaj, si të përdorni fjalë kyçe dhe si të krijoni lidhje të cilësisë së lartë. Si të përdorni Inteligjencën Artificiale dhe ChatGPT me komandat e avancuara për të përmirësuar SEO,

Moduli 4: Motorët e Kërkimit

Ky modul do të ju mësojë se si të përdorni Google Search Console për të rritur vizibilitetin e faqes tuaj të internetit në motorët e kërkimit. Do të mësoni se si të përdorni raportet dhe të optimizoni faqen tuaj të Website-it në motorët e kërkimit.

Moduli 5: Google Analytics 4

Ky modul do të ju mësojë se si të përdorni Google Analytics 4 për të monitoruar dhe analizuar trafikun e faqes tuaj të internetit. Do të mësoni se si të përcaktoni objektivat tuaja, si të përdorni raportet e Google Analytics dhe si të interpretuar të dhënat.

Moduli 6: Google Ads/Adsense – Monetizimi i Website

Në këtë modul do të mësoni se si të lidhni Website-in me Google Adsense, të bëni kërkesën për monetizim të Website-it, të krijoni reklamat e  duhura me Google Ads, dhe të fitoni kështu të ardhura pasive nga faqja juaj.

What will i learn?

Requirements

Frequently asked question

Jo, nuk është e nevojshme të keni përvojë paraprake. Moduli i parë i këtë kursi do të ju mësojë se si të ndërtoni një faqe interneti me WordPress.

Ky kurs është më shumë i fokusuar në aspektet e marketingut digjital, si SEO, Google Analytics, Email Marketing dhe SEM. Megjithatë, do të mësoni se si të përdorni WordPress, një platformë që mundëson ndërtimin e faqeve të internetit pa njohuri të thella kodimi.

Koha e përfundimit të kursit është 10 javë me mësime live në Zoom dhe më pas i merrni të regjistruara dhe i keni përgjithmonë.

Po, pas regjistrimit, do të keni akses të plotë në të gjitha modulet e kursit.

Jo, nuk jepet çertifikatë në përfundim të kursit, pasi e rëndësishme janë aftësitë që do të mësohen hap pas hapi duke i praktikuar në mënyrë individuale.

Po, do të keni support të vazhdueshëm për të ju ndihmuar me çdo pyetje ose sfidë që mund të keni gjatë kursit.

Anxhela Shaholli

Eksperte IT & Trajnuese Unë do ta përshkruaja veten si kurioze dhe të fokusuar në të gjitha çështjet e jetës, personale dhe profesionale. Në jetën time profesionale, kërkoj problemet më të vështira për t'u zgjidhur dhe ku mund të mësoj dhe zhvillohem më shumë.

Me më shumë se 5 vjet përvojë pune në sektorin IT & programim, dhe me një background në fushën e Matematikës dhe Mësimdhënies,  duke bërë kërkime për të punuar online dhe për lançuar biznesin e saj online (2 vjet + dështim!) Anxhela arriti suksesin e saj të parë me një biznes online, Anwoltech, në vitin 2022. Që atëherë, ajo ka arritur të rrisë biznese të tjera në internet duke ndjekur strategjitë që ajo ka mësuar gjatë rrugëtimit të saj.

Erisa Karasani

11-Sep-2024

5

Anxhela doja te te falenderoja ty, per nje pune te madhe qe ke bere me mua. Pa u lodhur me 10000 pyetjet qe te kam bere dhe te bej, por teknologjia per mua eshte pak e panjohur. Dhe fale trajnimit te WEBIT qe mora tek ty dhe jo vetem, jam me prane saj. Dua te ja sygjeroj cdo vajze, djali qe ka deshire te beje nje trajnim me vlera dhe nga nje Trajnere qe eshte aty per ty. Te falenderoje shumeee dhe uroj vetem suksese per ty, e Meriton sepse je mbi te gjitha persone me Zemer te madhe, qe rralle i gjen ne jete. Me dashuri Erisa.

Marsela Allkja

11-Sep-2024

5

Ne fakt miqesia qe kemi krijuar, besoj eshte prova e asaj cka ti ke arrit t japesh, duke nisur nga kurset qe kemi zhvilluar bashk! Je fantastike, ke nje menyre te shpjeguari shum te qarte, shum e organizuar dhe teper e afte ne at cka do t japesh! Te pergezoj pafund ne punen qe ben dhe te pafsha lart e m lart sepse e meriton...

Suela Banushi

03-Jul-2024

5

Pershendetje Anxhela si te kam❤️ Dua te falenderoj per trajnimin se bashku ne lidhje me krijimin e Webite dhe SEO, E-Mail Merketing .Ishte nje trajnim qe une mesova shume ne lidhje me kete bote qe as nuk kisha degjuar.Por sidomos krijimi se bashku i webite tim ishte dicka qe e doja por edhe shume e nevojshme per sherbimin qe une ofroj .Njohja me ty por sidomos trajnimet me ty kan qene gjeja me e bukur sepse ke nje komunikim shume te thjeshte por je edhe shume ndihmuese ne cdo gje. Uroj suksese ne kete rrugetim dhe te njohin aftesine tende shume njerez qe duan te ecin ne kete bote.

Nexhi Gjondeda

03-Jul-2024

5

Anxhela pershendetje. Doja te te falenderoja per trajnimin Krijimi & monetizimi i website, SEO, E-MAIL MARKETING. Si ne cdo trajnim tjeter je eksperte ne fushen tende. Ajo cfare mora jane njohuri të thella, përvojë të pasur në fushën e web ,materiale të qarta dhe të strukturuara mirë,praktike per aplikimin e te gjitha njohurive pas cdo leksioni duke ndihmuar në kuptimin e temave te reja. ⌨️Unike nga cdo trajnim tjeter eshte komunikimii lehtë dhe i këndshëm, duke e bërë trajnimin më të qasshëm dhe të dobishëm. Përgjithësisht, ishte një eksperiencë shume e çmuar dhe e rekomandoj me te vertete. Faleminderit qe transmeton nga eksperienca dhe njohurite e tua.

€555

€995

Lectures

25

Skill level

Intermediate

Expiry period

Lifetime

Related courses