Ratings

0

(0 Reviews)

About

✍️Unë quhem ANILA MERKAJ, kam mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega Gjeografi (në vitet 1996-2000).

Master profesional “Menaxhim arsimi”

Jam mësuese gjeografie me një përvojë prej afro 16 vitesh në fushën e arsimit. 

Për mua, shkolla është më shumë se një vend pune, është një pasion që më frymëzon dhe më bën të ndihem e plotësuar çdo ditë. 

Duke u angazhuar me nxënësit e mi, unë përpiqem të krijoj një dashuri për njohuritë gjeografike, një reflektim të sinqertë mbi dashurinë dhe pasionin tim për mësimin, si dhe dëshirën për të përparuar dhe për t’i shërbyer komunitetit tim arsimor në mënyrën më të mirë të mundshme.

Përveç punës në klasë, vitet e fundit kam filluar të përdor trajnime online për të rritur aftësitë e mia pedagogjike profesionale dhe personale, për të qëndruar në pajtueshmëri me zhvillimet bashkëkohore në arsim. 

Do të vazhdoj të investoj në veten time dhe në zhvillimin tim profesional, duke marrë pjesë në trajnime, seminare dhe kurse që do të rrisin aftësitë  e mia pedagogjike dhe do të më ndihmojnë të mbaj hapin me zhvillimet në fushën e arsimit. 

Për mua, është e rëndësishme të vazhdoj të jem e hapur ndaj inovacionit dhe të krijoj eksperienca mësimore  të reja.

Statistics

7

Total students

1

Courses

0

Reviews

Courses (1)

Email:

contact@earth-geography.com